Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se siguria e Evropës dhe e vendit të tij në një masë të madhe është e varur nga Turqia.
Kryeministri Orban, i cili mori pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një Brez-Një Rrugë” të organizuar në Pekin të Kinës, në një deklaratë të bërë për kanalin televiziv shtetëror të vendit të tij i bëri një vlerësim punimeve të forumit.
Duke e bërë të ditur se gjatë forumit është takuar edhe me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Orban tha se marrëdhëniet e mira mes Hungarisë dhe Turqisë janë në dobi edhe për sigurinë kombëtare të vendit të tij.
“Ne e respektojmë Presidentin Erdoan. Siguria e Evropës dhe Hungarisë në masë të madhe është e varur nga Turqia. Sepse Turqia sot është një vend stabil dhe mund të parandaloj migrimet e jashtëligjshme. Marrëdhëniet e mrekullueshme turko-hungareze janë pjesë e sigurisë kombëtare të Hungarisë”, deklaroi Orban.
Edhe në deklaratën e bërë nga Zyra e Shtypit pranë Kryeministrisë së Hungarisë thuhet se punimet për restaurimin e tyrbes së Gyl Babait në Budapest, që është njëra prej veprave të mbetura nga periudha osmane, restaurimi i së cilës përkrahet nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), do të përfundoj shumë shpejtë, ndërsa pritet që në ceremonia e përurimit të realizohet me pjesëmarrjen edhe të Presidentit Erdoan.