Kreu i qeverisë e konsideroi reagimin nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, si përpjekje për të ulur vendin.
“Nuk mund të na thonë më se çfarë të bëjmë.”
Me këto fjalë kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh se i duhet dhënë fund diktaturës së Bashkimit Europian. Ai reagoi ndaj kritikave që i janë bërë vendit pas miratimit të ligjit që ndalon përhapjen tek të miturit të materialeve për homoseksualitetin.
Ai theksoi se është e papranueshme që dikush të mësojë Hungarinë se si të edukojë fëmijët e saj. Mediat raportojnë se këtë mesazh, Orban, e ka kryesisht për kryeministrin holandez Mark Rute, i cili u shpreh e donte të përkulte Budapestin përballë ligjit jo të drejtë.
Një nga kritikët më të mëdhenj të Orban, Rute theksoi se Hungaria tashmë nuk ka asgjë për të ndarë me Bashkimin Europian. /abcnews