Franca, Italia, Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Kroacia kanë rënë së bashku në krahun e komplikuar të Euro 2020, ndërsa vetëm njëra nga këto do të luajë në finale.
Çiftet 1/8 tashmë dihen, ndërsa edhe orari i ndeshjeve është caktuar.
Italia do të përballet me Austrinë, ndërsa Belgjika me Portugalinë, ku fituesit e këtyre ndeshjeve do të luajnë në çerekfinale.
Në anën tjetër na presione dhe ndeshje të mëdha si ato mes Francës dhe Zvicrës e Kroacisë dhe Spanjë.
Sidoqoftë, në anën tjetër të shortit, gara duket më e dobët.
Anglia kundër Gjermanisë është ndeshja më e madhe në 1/8, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje rrugës për në finale do të ndeshjet me kombëtare si Suedia, Ukraina, Holanda, Republika Çeke, Uellsi dhe Danimarka.
Orari i ndeshjeve
E shtunë, 26 qershor
Uells – Danimarkë (18:00)
Itali – Austri (21:00)
E diel, 27 qershor
Holanda – Republika Çeke (18:00)
Belgjikë – Portugalisë (21:00)
E hënë, 28 qershor
Kroaci – Spanjë (18:00)
Francë – Zvicër (21:00)
E martë, 29 qershor
Angli – Gjermani (18:00)
Suedi – Ukrainë (21:00)