60 minuta pa drita kanë shënuar për të 15 vit radhazi “Orën e Tokës” një ngjarje globale vjetore për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për problemet mjedisore.
Monumente të famshme në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro kanë fikur dritat e tyre për 60 minuta, për të shënuar “Orën e Tokës”, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore. Ora e Tokës është një ngjarje globale vjetore e organizuar nga Fondacioni Botëror për Natyrën, për të rritur ndërgjegjësimin për problemet ambientaliste dhe ndryshimin e klimës.
Opera në Sidnei dhe Ura Harbour gjithashtu shuan dritat e tyre për 60 minuta. Skulpturat e pemëve gjigante në Kopshtet pranë Limaneve në Singapor i fikën dritat në orën 20:30 me orën lokale, duke ju bashkuar qyteteve të tjera të botës.
Ngjarja e këtij viti thekson lidhjen mes shkatërrimit të natyrës dhe shpërthimeve gjithnjë në rritje të sëmundjeve dhe pandemive të tilla si Covid-19.
Ngjarja u shënua të shtunën më 27 Mars 2021. /shqiptarja