Kemi nevojë për ndonjë motiv shtesë për të qenë më të lumtur?
6 mënyrat se si mirëqenia është e lidhur me shëndetin.
1. OPTIMIZMI mbron zemrën,
2. OPTIMIZMI forcon sistemin imunitar,
3. OPTIMIZMI lufton stresin,
4. Njerëzit OPTIMIST kanë më pak dhimbje gjatë sëmundjeve,
5. OPTIMIZMI lufton sëmundjet dhe apatinë,
6. OPTIMIZMI zgjat jetën-biologjike?!
OPTIMIZM apo REALIZËM
Optimizmi për shëndetin, i mirë apo i dëmshëm.?
Nga të dhënat e një meta-analize, (Optimism and physical health: a meta-analytic review http://europepmc.org/articles/PMC2941870/), e cila ofron rezultatet e studimeve mbi shëndetin dhe lumturinë, theksohet se reflektimi i emocioneve pozitive është i dobishëm në sëmundjet kronike, mirëpo në fakt mund të jetë i dëmshëm në sëmundjet në fazën akute.
Shkencëtarët citojnë studime që tregojnë se;
– emocionenet pozitive zvogëlojnë rrezikun e vdekjes tek njerëzit me diabet dhe AIDS,
– po në të vërtetë rrisin rrezikun tek njerëzit me kancer metastatik të gjirit, melanomat në
fazat e hershme dhe sëmundjet e veshkave në fazë të vonshme.
Kjo rritje e rrezikut mund të vie për faktin se njerëzitë më të lumtur nuk-raportojnë simptomat e tyre dhe nuk marrin trajtimin adekuat, ose nuk tregojnë kujdes të duhur për veten e tyre, ngase janë shumë optimistë.
Përgatiti: Rrahman FERIZI