Këtë herë, Instagram vjen me një opsion, që mund t’ju vendosë në siklet.
Nëse jeni nga ata persona, që bëni “screenshot” historitë e ndjekësve të tjerë në rrjetin social, është momenti për t’u “frikësuar”.
Aplikacioni për fotot ka ngarkuar opsionin, që mund të lajmërojë nëse dikush po i bën “screenshot” Story-t të tyre.
Por ka edhe një lajm të mirë.
Instagrami do t’u japë një mundësi përdoruesve që të dinë për opsionin më të ri.
Kjo sepse, kur të bëni “screenshot” për herë të parë pasi keni ngarkuar versionin më të ri të aplikacionit, do të lajmëroheni që herën tjetër, përdoruesi do të njoftohet se ju jeni duke ‘fotografuar” Story-n.
Më pas, nëse ju e përsërisni sërish, personit që ka postuar foton do t’i shfaqet emri juaj në listën që kanë parë postin.
Por ka dhe një mënyrë sesi t’i shmangeni këtyre momenteve prej sikleti.
Ju mund të “shpëtoni” nëse e vendosni celularin në “Airplane Mode” ose kur i shikoni Story-t nga desktopi i një kompjuteri.