Lajmi vjen në një kohë kur u raportua se Threads po vjen në Europë. Wall Street Journal sugjeronte se aplikacioni mund të debutojë në Europë që prej muajit Dhjetor.
Rivali i X, Threads, gradualisht po bëhet më konkurrues me zgjerimin e funksionalitetit kërkimor të fjalëve kyçe për të gjitha tregjet ku aplikacioni është i disponueshëm.
Fillimisht opsion ishte testuar vetëm në vendet anglisht folëse për tu zgjeruar më pas tek vendet që flasin Spanjisht. Tashmë sipas shefit të Instagram Adam Mosseri, kërkimi i fjalëve kyçe është i mbështetur në të gjitha gjuhët.
Kështu aplikacioni i përdorur nga 100 milionë njerëz në muaj do të jetë më i dobishëm për një audiencë të gjerë dhe globale.
Lajmi vjen në një kohë kur u raportua se Threads po vjen në Europë. Wall Street Journal sugjeronte se aplikacioni mund të debutojë në Europë që prej muajit Dhjetor.
Aplikacioni Threads është pasuruar me shpejtësi me funksionalitete të reja si kohështrirja kronologjike, aplikacioni i uebit, një hapësirë për të parë pëlqimet, anketat, GIF, mbështetja për hashtag, një buton editimi, ndryshim profili e shumë të tjera po vinë në muajt në vijim.