Opsionet për finalen e Ligës së Kampionëve po rriten

Akoma nuk dihet se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Nëse Stambolli nuk do të jetë në gjendje të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë UEFA duhet të shoh për opsione të tjera.

Lisbona, Mynihu, Frankfurti e Gjeneva janë disa nga opsionet ku mund të luhet finalja e LK, transmeton lajmi.net.

Vendimi për këtë pritet të mirret më 17 qershor, gjatë mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA.

Finalja planifikohej të zhvillohej në Stamboll, por pandemia Covid-19 bëri që të vështirësohet organizimi.

Mbetet të shihet cili qytet do ta fitojë tashmë të drejtën për organizimin e ndeshjes më të rëndësishme në futbollin evropian për klube.