Njësitë e lidhura me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) kanë pretenduar se në rajonin Suvejde në jug të vendit kanë rrëzuar një avion ushtarak të regjimit të Bashar al Asadit.
Grupet opozitare Usud esh Sharkije me Ahmed Abdo në një deklaratë nëpërmjet medias sociale kanë pretenduar se në Luginën Mahmud në zonën periferike lindore të Suvejde kanë rrëzuar një avion ushtarak të tipit MIG 21 që i përket regjimit.
Ndër të tjera në deklaratën ku mbrohet qëndrimi se avioni është rrëzuar me një armë automatike e kalibrit 23 mm, thuhet se piloti është marrë peng. raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa regjimi ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen./Mesazhi/