Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) po skanon rrjetin e tuneleve 10 kilometërshe në rrethin Tel Rifat, të cilin e çliroi nga organizata terroriste PKK/YPG, raporton Anadolu.
Agjencia Anadolu ka filmuar rrjetin 10 kilometërsh të tunelit në Tel Rifat, të cilin SNA e çliroi nga duart e organizatës terroriste PKK/YPG më 1 dhjetor, në kuadër të operacionit “Agimi i Lirisë”.
Gjatë kërkimit dhe skanimit të tunelit të ndjekur nga AA, në tunelet e gërmuara me metra nën ndërtesa u gjetën të grumbulluara në intervale të caktuara fuçi, kabllo elektrike dhe dhoma me shtretër pas dyerve prej hekuri.
Ndërsa në muret e rrjetit të tunelit, ku ndodheshin kryqëzime të ndara në degë të ndryshme, shiheshin të varura lecka të organizatës terroriste PKK/YPG ndërsa në dhomat u gjetën fotografi të terroristëve të PKK/YPG-së.
Mësohet se tunelet ishin afërsisht 1 metër të gjerë dhe 2 metra të lartë.
Në pamjet e marra nga lart me një mjet ajror pa pilot (UAV), vihet re se shumë shtëpi në Tel Rifat, i pushtuar prej vitesh nga terroristët, janë rrënuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.
– Përdorën vendbanimet civile për aktivitete terroriste
YPG/PKK po gërmon tunele në zonat e pushtuara të Sirisë dhe veçanërisht në zonat afër vijës kufitare me qëllim të fshehjes, infiltrimit dhe sulmeve të papritura. Tunelet përdoren gjithashtu për të transportuar dhe ruajtur materiale nga një zonë në tjetrën.
Organizata terroriste kishte hapur më parë tunele dhe gropa në rajonet Afrin, Manbij, Aynularab, Tel Abyad, Ras al-Ayn, Sirrin, Qamishli, Hasakah dhe Malikiyye.
Terroristët, të cilët përdorin civilët si mburoja, në përgjithësi gërmojnë tunele që të çojnë në shtëpi, shkolla, spitale dhe vende kulti në rajonet që ata pushtojnë.
– Zhvillimet në Siri
Më 27 nëntor, shpërthyen luftime midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në periferinë perëndimore të provincës së Halepit në veri të Sirisë. Grupet e armatosura kundër regjimit, të cilat përparuan me shpejtësi nga periferia perëndimore e Halepit drejt qendrës më 28 nëntor, pushtuan pjesën më të madhe të qendrës më 30 nëntor.
Grupet e armatosura, të cilat fituan kontrollin mbi të gjithë Idlibin duke marrë rrethin Khan Sheikhoun më 30 nëntor, vazhdojnë avancimin e tyre duke u përleshur në provincën Hama.
Qendra e rrethit Tel Rifat u çlirua nga terrorizmi gjatë operacionit “Agimi i Lirisë” të nisur më 1 dhjetor nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatës terroriste PKK/YPG në periferinë e Halepit.