Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Opozita ruse proteston kundër masave të qeverisë ndaj medias

Opozita ruse proteston kundër masave të qeverisë ndaj medias

Deputy of the Moscow City Duma Sergei Mitrokhin (R) speaks with a police officer, during a demonstration called to protest against the creation of the status of "foreign agent" imposed to several independent and opposition media, in central Moscow, on September 4, 2021. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP)

Kandidatët e opozitës ruse mbajtën një protestë në Moskë kundër ligjit që i etiketon organizatat mediatike si “agjentë të huaj”, kur mungojnë më pak se dy javë nga zgjedhjet parlamentare.

Etiketimi aplikohet për organizatat të cilat autoriteti shtetëror mbikëqyrës i akuzon se marrin fonde nga jashtë, por lëvizja shihet si një akt ndëshkimi ndaj medias opozitare.

Pasi përcaktohen si të tilla, organizatat mediatike detyrohen ta cilësojnë përmbajtjen e tyre në Rusi si të prodhuar nga një “agjent i huaj”, duke detyruar disa kompani të tërheqin fondet e tyre për reklama.
“Autoritetet tona duan ta asgjësojnë komplet sferën mediatike”, deklaroi kandidati i opozitës Nikola Kavkazsky, duke e cilësuar lëvizjen e qeverisë si “Orwellian-e”.

Etiketimi u aplikua muajin e kaluar ndaj transmetuesit televiziv online “Dozhd”, që ka qenë një zë kritik i autoriteteve dhe më herët ndaj faqes së internetit “Meduza”, me bazë në Riga.

Kritikët e shohin këtë masë si një formë presioni ndaj medias së lirë, përpara zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 17 shtator.

Për shkak të kufizimeve për protestat të vendosura që nga koha e pandemisë, tubimi u cilësua zyrtarisht si një takim mes kandidatëve për deputetë dhe votuesve. /euronews

Exit mobile version