Gjatë ditës së nesërme, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet me autoritetet shtetërore dhe politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Isa Musta, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
E, ftesën për këtë takim e kanë pranuar edhe partitë opozitare të vendit: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
Të njëjtën ftesë e kanë pranuar edhe LVV dhe Nisma për Kosovën.
Deputetja Valdete Bajrami, ka thënë se kryetari i Këshillit Kombëtare të Nismës, Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në këtë takim.
Po ashtu edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
Takimi do të mbahet nesër në zyrat e BE-së në Kosovë – EULEX-it, në orën 11:00 me partitë politike.