Opozita dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës.

Ankesën në këtë Gjykatë e kanë dorëzuar deputetja e VV-së Aida Dërguti dhe ajo e AAK -së Time Kadriaj, të cilat kanë thënë se si opozitë janë kundër kategorizimit të luftëtarëve të UÇK-së. Kanë thënë se e kanë edhe përkrahjen e deputetëve të NISMA-s, raporton KTV.

Ndërsa deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se mënyra se si është sjell në Kuvend ky ligj ka qenë I kundërligjshëm. Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim në afat prej 60 ditësh ndërsa pa marrjen e një vendimi këtë ligj nuk mund ta nënshkruajë presidenti Hashim Thaçi.