Ballina Uncategorized Opiumi i vërtetë i kësaj shoqërie!

Opiumi i vërtetë i kësaj shoqërie!

Hoxhë Halil Avdulli

Ata që kanë mbetur të pushtuar intelektualisht nga sistemi i komunist sovjetik me propagandën e tij ateiste dhe me refrenin e mirënjohur:
«Feja është opium për popujt», të tillët kanë mbetur sot e asaj dite peng e kësaj fraze.
Një pjesë e problemit mund të jetë edhe përceptimi i sakt i termit fe në vetëvete, por feja siç e njoh unë, është sistem i vlerave të besimit, që lidh qenien njerëzore me qëllimet kryesore dhe i shton atij vlera universale, duke e shtyrë atë drejt çlirimit, bëmirësisë, produktivitetit dhe arritjes.
Ndoshta mund të jetë përdorë feja në disa përvoja të kaluara historike, apo edhe të sotme, si një mjet për të glorifikuar heshtjen, dobësinë dhe dervishmërinë dhe një justifikim për diktaturën, varfërimin dhe së fundmi imperializmin!
Feja në kuptimin textual burimor është shpallje hyjnore, dhe nuk mund të fajsohet për tekat e të fuqishmëve dhe naivitetin e të dobtëve në predikimin e saj, kështu që në vend që të kthehemi tek ajo me kritika të paqëndrueshme, ne duhet të shkojmë tek individi për ta bërë atë më të vetëdijshëm për hilet e njerëzve karshi përdorimit dhe interpretimit të fesë, një vetëdijsim të tillë para se gjithash e deshiron vet feja!
Por, përballë gjithë kësaj, pse nuk gjejmë dikë që thotë se “ky degjenerimi artistik” i cili çdo ditë e më shumë po bëhet opium i të rinjëve në atë që është falsifikim i vetëdijes, prishje e shijes, marrja parasë në mënyrë të lehtë jo legjitime dhe duke i bërë njerëzit më të degjeneruar, shembuj të famës dhe lavdërimi, a nuk është edhe ky opium?
Pse të mos themi që marketingu i ekzagjeruar i serialeve të huaja i ka bërë të rinjët tanë të jetojnë realitetin e tyre me ëndrra të serialeve, pra duke i larguar ata nga harmonia dhe participimi në këtë realitet. A nuk është edhe ky një opium i kësaj epoke për të cilin duhet të flasim?
Pse nuk themi që profilizimi i shijes së konsumatorit dhe drejtimi i tij për qëllime kapitaliste në emër të modës, lejimi i plaçkitjes së parave të dikujt në një mënyrë të turpshme herë-herë, është opium i rinisë së sotme?
Gjitha këto lajthitje dhe shumë të tjera qe nuk u përmenden, duhet t’i fusim në rangun e opiumit i cili po e deh çdo ditë e më shumë shoqërinë tonë.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version