Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar sot një operimi.
Pas këtij operimi gjendja e tij shëndetësorë është stabile dhe gjithçka ka kaluar mirë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga djali i tij, Haris Tërnava, i cili edhe ka kërkuar nga të gjithë që kanë mundësi të bëjnë lutje për shëndetin e myftiut Tërnava.
“Me këtë rast të gjithë së bashku të bëjmë dua për shëndetin e tij! Me respekt”, shkroi ndër të tjerash Haris Tërnava.