Ousmane Dembele është operuar me sukses.
Ousmane Dembele ka filluar nga sot periudhën e rikuperimit nga lëndimi.
Përforcimi i ri i Barcelonës i është nënshtruar operacionit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Getafes.
Kurse, klubi katalan ka bërë të ditur se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, përcjell “lajmi.net”.
Dembele tani do të kthehet në Barcelonë për ta filluar fazën e rikuperimit nga lëndimi.
Klubi nga Camp Nou ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Borussia Dortmundit do të jetë i gatshëm për lojë pas 3-4 muajsh.