Forcat Peshmerga kanë marrë nën kontroll 3 fshatra që ndodhen pranë qytezës Bashika në verilindje të Mosulit, qytet i cili është nën kontrollin DEASH në Irak.
Njësitë e Forcave Speciale të IKBY-së (Zeravani), pas fronteve në Bashika dhe Naweran që ndodhen në verilindje të Mosulit, janë afër të bashkohen në të njëjtën pikë.
Kurdët iranian në front për të mbështetur Peshmergët
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë së Kurdistanit, e cila është opozitë në Iran dhe me Peshmergët burra dhe gra kanë ardhur në frontin Naweran.
Me operacionin i cili nisi në orët e para të mëngjesit, synohet që qyteza Bashika që ndodhet 20 kilometra larg qendrës së Mosulit të mirret nga DEASH-i.
DEASH më shumë se 2 vite e gjysëm ka nën kontroll qytezën ku shumica e popullsisë janë të krishterë dhe jezidë.
Edhe ushtarët turq janë në atë rajon
Ushtarët turq që nga viti i kaluar janë të vendosur në rajonin Bashika për t’i trajnuar anëtarët e Gardës Nineva e cila përbëhet nga luftëtarët nga Mosuli. Mes rajonit ku konfliktet janë më intensive dhe kampi ka vetëm disa kilometra.