Operacion kundër ISIS-it në Stamboll, 31 të arrestuar

Në kuadër të një hetimi ndaj organizatës terroriste DEASH, Prokuroria e Stambollit ka lëshuar 41 urdhër arreste, ndërkohë menjëherë më pas policia e këtij qyteti ka nisur një operacion të gjerë ku është bërë e mundur ndalimi i 31 personave të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori Mehmet Şenay Baygın në kuadër të vazhdimit të hetimeve dhe marrjeve në pyetje të personave të arrestuar më parë ka lëshuar urdhër arresti për 41 persona të tjerë të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Pas vendimit të gjykatës për nxjerrjen e lejeve të kërkimit, policia e Stambollit ka ndërmarrë një operacion në orët e para të mëngjesit.

Forcat policore kanë shoqëruar 31 persona në ambientet e drejtorisë së Stambollit, ndërkohë 10 të tjerë nuk janë gjetur në adresat në të cilat është ushtruar kontroll. Puna për gjetjen e 10 personave të tjerë është duke vazhduar.