OpenAI prezanton një model të ri revolucionar të inteligjencës artificiale

Modelet aktuale AI janë version që gjenerojnë përgjigje bazuar në statistika dhe nuk “mendojnë” realisht rreth një pyetjeje, që do të thotë se janë më pak inteligjentë sesa duken.

OpenAI zbuloi modelin e saj AI më të fundit quajtur o1, për të cilin kompania pretendon se mund të kryejë veprime komplekse arsyetimi në mënyrë më efektive se paraardhësit.

Debutimi vjen ndërsa OpenAI përballet me konkurrencë në rritje në garën për zhvillimin e sistemeve AI më të sofistikuara.

O1 është trajnuar për të shpenzuar më shumë kohë duke menduar rreth problemeve, ngjashëm me atë çfarë bën një njeri i zakonshëm tha OpenAI.

Kompania thotë se modeli i ri po përdoret nga hulumtuesit mjekësor, nga fizikantët për të gjeneruar formula matematikore dhe zhvilluesit e softuerit.

Modelet aktuale AI janë version që gjenerojnë përgjigje bazuar në statistika dhe nuk “mendojnë” realisht rreth një pyetjeje, që do të thotë se janë më pak inteligjentë sesa duken.

Me o1 kompania pretendon se ka një lloj të ri modeli AI dizajnuar për tu përdorur në zgjidhje problemesh komplekse dhe logjikë. OpenAI tha se performon në nivelin e studentëve PhD në fizikë, kimi, biologji dhe shkëlqen në matematikë dhe kodim.

Për shembull GPT-4o zgjidhi vetëm 13 përqind të problemeve në një provim për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës ndërsa o1 zgjidhi 83 përqind të problemeve.

Por modeli i ri nuk përfshin opsione si shfletimi në ueb apo ngarkimi i të dhënave dhe imazheve. Është dukshëm më i ngadaltë sesa GPT-4o në përgjigje si dhe nuk ka adresuar ende problemin e halucinacioneve.