OpenAI në luftë të hapur me Google pas lançimit të opsionit të ri në ChatGPT

OpenAI tha se kërkimi në ChatGPT do të kërkojë në ueb atë çfarë kërkojnë përdoruesit duke sjellë informacionin shoqëruar me burimet përkatëse.

Ditën e Enjte OpenAI shtoi disa veçori të reja kërkimi në modelin shumë popullor AI të ChatGPT dhe teknikisht kemi të bëjmë me një motor kërkimi të integruar në chabotin më popullor në botë.

Gjiganti AI po hyn në një territor të dominuar prej dekadash nga Google por në të njëjtën kohë rrezikon përplasjen me një prej mbështetësve të saj më të mëdhenj siç është Microsoft.

Në këtë hapësirë kanë hyrë edhe kompani të tjera AI si Perplexity AI mbështetur nga Jeff Bezos dhe Nvidia.

OpenAI tha se kërkimi në ChatGPT do të kërkojë në ueb atë çfarë kërkojnë përdoruesit duke sjellë informacionin shoqëruar me burimet përkatëse.

Modeli i kërkimit në internet është një version i rafinuar i GPT-4o duke shtuar se të gjithë përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Team do të kenë qasje në të prej ditës së Enjte.

Nën secilën prej replikave të ChatGPT do të shfaqet një buton “Sources”. Duke e klikuar një panel anësor me referenca dhe lidhje do të shfaqet.