Ballina Arritje Teknologji OpenAI në bisedime për të ngritur financime që do e vlerësonin me...

OpenAI në bisedime për të ngritur financime që do e vlerësonin me 150 miliardë dollarë

Kompania e udhëhequr nga Sam Altman dhe mbështetur nga gjiganti i teknologjisë Microsoft ka shkaktuar një revolucion të vërtetë në këtë hapësirë.

Gjiganti AI OpenAI është bë bisedime për të ngritur një financim me vlerë 150 miliardë dollarë raportoi Bloomberg ditën e Mërkure, një lëvizje e cila do të fortifikonte statusin e saj si një prej startupeve më të mëdhenj në botë.

Krijuesi i chatbotit viral AI është në bisedime për të ngritur 6.5 miliardë dollarë nga investitorët tha raporti duke cituar njerëz të afërt me çështjen dhe 5 miliardë dollarë borxh nga bankat.

Kështu vlera e OpenAI do të ishte 74 përqind më lartë sesa 86 miliardë dollarë që u vlerësua në fillim të këtij viti.

Kompania e udhëhequr nga Sam Altman dhe mbështetur nga gjiganti i teknologjisë Microsoft ka shkaktuar një revolucion të vërtetë në këtë hapësirë.

Injektimi më i fundit i kapitalit do të ndihmojë OpenAI të mbetet një kompani private për një kohë më të gjatë. Shumica e startupeve në këtë sektor po përpiqen të shmangin daljen publike për shkak të kostove rregullatorë dhe luhatjes së tregut të aksioneve.

Exit mobile version