OpenAI ka bashkëpunuar edhe me media të ndryshme dhe burime të dhënash për të ofruar informacione lidhur me vlerën e aksioneve, me rezultate sportive, informacion rreth motit e shumë të tjera.
Nëse keni pritur me padurim për të provuar ChatGPT Search, momenti i shumëpritur ka mbërritur. Pasi e lançoi për përdoruesit me pagesë këtë Vjeshtë, OpenAI njoftoi ditën e Hënë se do ta bënte mjetin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të kërkohet më një abonim Plus ose Pro.
E gjitha që ju duhet përdoruesve për të aksesuar ChatGPT Search është një llogari OpenAI. Pasi të jeni kyçur, ChatGPT automatikisht do të kërkojë uebin për informacionet më të fundit në mënyrë që tu përgjigjet pyetjeve tuaja.
Gjithashtu mund ta detyroni të kërkojë në internet përmes një ikone të djathtë të shiritit të kërkimit. OpenAI gjithashtu ka shtuar një opsion ku mund ta bëni ChatGPT Search si motorin kryesor të kërkimit në shfletues.
Në të njëjtën kohë ka vendosur të integrojë ChatGPT Search me Advanced Voice së bashku. Esencialisht ChatGPT Search po shndërrohet në një konkurrent të vërtetë me Google.
OpenAI ka bashkëpunuar edhe me media të ndryshme dhe burime të dhënash për të ofruar informacione lidhur me vlerën e aksioneve, me rezultate sportive, informacion rreth motit e shumë të tjera.