OpenAI blen domainin Chat.com

Një veprim i tillë mund të na çojë në spekulime se ekzekutivi kishte paraparë një shpërthim të industrisë së chatbot-ëve AI dhe identifikuar një mundësi reale për fitim të lartë.

OpenAI bleu një domain që duket se i përshtatet planeve të saj. TechCrunch raportoi se Chat.com, i cili më përpara u shit për 15 milionë dollarë, tani është në duart e krijuesit të ChatGPT.

Sipas historikut të domainit, Chat.com u regjistrua për herë të parë në 1996. Përpara se OpenAI ta blinte ndryshoi pronësinë në 2023, kur bashkëthemeluesi dhe CTO i HutSpot Dharmesh Shah e bleu për 15.5 milionë dollarë.

Një veprim i tillë mund të na çojë në spekulime se ekzekutivi kishte paraparë një shpërthim të industrisë së chatbot-ëve AI dhe identifikuar një mundësi reale për fitim të lartë.

Raportohet se është një prej dy shitjeve më të mëdha të domaineve. OpenAI nuk tregoi sesa ka paguar për Chat.com por konfirmoi për TechCrunch se e ka blerë atë. Domaini tashmë drejton përdoruesit tek uebsite i ChatGPT.