1 gushti i 2017-ës ishte një ditë historike dhe emocionale për Opelin dhe Vauxhallin.
Kalimi i Opel Automobile GmbH, me markat e saj Opel dhe Vauxhall, në pronësi të Peugeot, ka marrë formë të prerë.
Të dy këto marka, që ishin pjesë e General Motors, nga tani janë pjesë e Peugeot, apo më saktësisht grupit francez PSA.
“E hapëm një kapitull të ri në historinë tonë duke u bërë pjesë e grupit PSA pas 88 vitesh me General Motors. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke prodhuar teknologjinë gjermane e cila është në dispozicion për të gjithë”, kanë thënë krerët e Opelit dhe Vauxhallit.
Integrimi i Opelit dhe Vauxhallit do t’i japë PSA-së pjesën e tregut prej rreth 17 për qind në Evropë, kështu PSA do të bëhet auto-prodhuesi i dytë më i madh në këtë kontinent.
“Marka jonë do të mbetet e pavarur. Me rrënjët e saj gjermane dhe britanike, Opel dhe Vauxhall janë një shtesë e përsosur për portofolion e PSA-së e cila përbëhet nga Peugeot, Citroen dhe DS. Si pjesë e grupit PSA do të forcojmë fuqinë e markave tona edhe më shumë”, kanë thënë krerët e PSA-së./Mesazhi/