OnePlus 13 mund të debutojë që në Tetor

Një manovër e tillë e afron debutimin e flagshipit të OnePlus me planet e Qualcomm ku çdo Tetor hedh në treg procesorin flagship ndërsa këtë vit do të jetë Snapdragon 8 Gen 4.

Sipas një raporti të ri, OnePlus mund të ecë përpara se debutimin e OnePlus 13 që në Tetor.

Zakonisht një flagship i OnePlus debuton në muajt e parë të çdo viti por data tashmë është tërhequr më pas. OnePlus 12 mbërriti në Kinë në Dhjetor të 2023 përpara se të shfaqej në tregjet botërore në Janar.

Por këtë vit datat e debutimit mund të lëvizin në mënyrë të ndjeshme. Sipas disa burimeve, OnePlus 13 mund të mbërrijë në Kinë që në Tetor dhe mbase ndërkombëtarisht në Nëntor.

Një manovër e tillë e afron debutimin e flagshipit të OnePlus me planet e Qualcomm ku çdo Tetor hedh në treg procesorin flagship ndërsa këtë vit do të jetë Snapdragon 8 Gen 4.

Sipas spekulimeve OnePlus 13 do të ketë bateri masive prej 6,000 mAh, një sensor të ultrasonik të shenjave të gishtërinjve, një dizajn të ri dhe disa përmirësime të kamerës.