Ishte një prej mangësive më të dukshme të OnePlus 11 dhe jemi të gëzuar të shohim rikthimin e kësaj teknologjie tek një smartfonë flagship.
OnePlus 11 ishte një flagship i cili në vëmendje kishte koston e ulët e cila në vetvete solli disa disavantazhe. Në mesin e tyre ishte mungesa e teknologjisë së karikimit wireless por kompania tani ka konfirmuar se OnePlus 12 i ardhshëm do të rikthejë këtë opsion karikimi.
Presidenti i OnePlus China Li Jie zbuloi në rrjetin social Weibo se OnePlus 12 do të ofronte karikim wireless. Edhe pse ekzekutivi nuk zbuloi detajet e karikimit, spekulime të mëhershme flasin për shpejtësi 50W.
Ishte një prej mangësive më të dukshme të OnePlus 11 dhe jemi të gëzuar të shohim rikthimin e kësaj teknologjie tek një smartfonë flagship.
Shpresat janë që funksionaliteti të ofrohet globalisht dhe jo të kufizohet vetëm në tregun Kinez. Ekzekutivi i OnePlus gjithashtu konfirmoi se OnePlus 12 do të kishte infra të kuqe, një kamër periskop dhe një funksionalitet të përdorimit të telefonit në shi.
Këto veçori i bashkohen një morie opsionesh që OnePlus 12 ka konfirmuar ditët e fundit si ekrani 2K, kamera kryesore LYT-808 dhe çipi Snapdragon 8 Gen 3.