Ballina Arritje Teknologji OnePlus 12 me çipin Snapdragon 8 Gen 3 debuton më 5 Dhjetor

OnePlus 12 me çipin Snapdragon 8 Gen 3 debuton më 5 Dhjetor

Përveç opsioneve të ngjyrave mat dhe me shkëlqim, dizajni jeshil i përditësuar do të vijë në ngjyrë mat, njëlloj si dizajni në ngjyrë të zezë.

Ndërsa OnePlus i afrohet përvjetorit të 10-të në Dhjetor, më datën 5 të muajit të ardhshëm do të lançojë smartfonin e ri flagship në Shenzen të Kinës.

Uebsajti zyrtar Kinez i OnePlus zbuloi OnePlus 12 me një paraqitje shumë të ngjashme me paraardhësin edhe pse ngjyra e ishullit të kamerave të pasme tashmë e njëjtë me trupin.

Përveç opsioneve të ngjyrave mat dhe me shkëlqim, dizajni jeshil i përditësuar do të vijë në ngjyrë mat, njëlloj si dizajni në ngjyrë të zezë.

Sakaq ngjyra e bardhë do të jetë me shkëlqim. Disa prej specifikave të OnePlus janë procesori Snapdragon 8 Gen 3, një sensor i ri kamere Sony LYT-808 për kamerën kryesore 50-megapiksel dhe një kamer e re telefoto periskop 3X prej 64-megapiksel.

Të dy kamerat kanë “prekjen” e Hasselblad. Detaje të tjera janë paneli 2K i ekranit prodhuar nga kompania Kineze BOE, rrëshqitësi ikonik i njoftimeve, karikimi wireless, infra të kuqe dhe optimizim i prekjes gjatë përdorimit në shi.

Kjo e fundit është importuar nga smartfoni Ace 2 Pro i OnePlus. Shumë pak dihet rreth detajeve të tjera të OnePlus 12. Për ata që jetojnë jashtë Kinës, OnePlus ka konfirmuar se debutimi global do të bëhet më 15 Dhjetor.

Exit mobile version