Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.
Vezë me Patate dhe Djathë
Përbërësit
(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)
- 4 vezë
- Vaj ulliri
- Pak qumësht
- Gjysmë qepe
- Dy kokrra patate mesatare
- 100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë
- Kripë, piper, majdanoz i freskët.
Përgatitja
Grijeni qepën shumë hollë dhe patatet në kubikë ose feta të holla.
Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe skuqni patatet.
Më pas shtoni qepën e grirë hollë.
Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini për pak minuta.
Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.
Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini një kapak.
Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.
Në fund vendoseni në një pjatancë, hidhini sipër pak majdanoz të grirë hollë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi.