Ballina Kuzhinë Omletë me hithra dhe borzilok

Omletë me hithra dhe borzilok

Vlerat e fuqishme të hithrës të kombnimuara me ato të vezëve dhe me aromën fantastike të borzilokut, do t’ju dhurojnë një vakt ndryshe nga çfarë jeni mësuar të shijoni zakonisht.

Për ta përvetësuar, AgroWeb.org ju rekomandon të ndiqni më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes dhe të provoni ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit

2 grushta borzilok
2 grushta hithra
2 thelpinj hudhrër
4 lgj arra pishe
6 lgj vaj ulliri
10 vezë
3 lgj krem djathi ose kos
Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Filloni duke larë borzilokun dhe hithrat. Më pas thajini mirë me një pecetë.

Qëroni hudhrën. Përpunoni borzilokun hudhrën, arrat e pishës dhe 5 lugë vaj ulliri në një mikser derisa të formohet një pastë kremoze. Lëreni mënjëanë dhe vazhdoni me përgatitjen e omletës.

Rrihni vezët me kremin e djathit ose kosin, dhe jepini shije me kripë dhe piper.

Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe shtoni aty hithrat. Hidhni përzierjen e vezëve dhe 3-4 lugë gjelle nga përzierja kremoze me borzilok.

Mbulojeni dhe lëreni të skuqet në zjarr të ulët për 5-8 minuta. Më pas kthejeni nga ana tjetër dhe skuqeni edhe për 3 minuta të tjera.

Ndani omëletën në 4 pjesë dhe shërbejeni me kremin e mbetur të borzilokut.

Exit mobile version