Ballina Kuzhinë Omëletë me Mjaltë dhe Banane – E Veçantë dhe e Shijshme

Omëletë me Mjaltë dhe Banane – E Veçantë dhe e Shijshme

Omëleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omëleta përgatitet shumë lehtë, kërkon pak kohë dhe mund të kombinohet me përbërës të ndryshëm.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omëletës krejt ndryshe, por me plot shije dhe shëndet.
Përbërësit

4 vezë
2 lgj qumësht
2 lgj mjaltë
1 lgj vaj
1 banane

Përgatitja

Rrihni së bashku vezët, qumështin dhe mjaltin derisa të bashkohen.

Ngrohni vajin në një tigan, hidhni aty përzierjen e vezëve dhe shtoni më pas bananen e shtypur.

Mbulojeni tiganin me një kapak dhe gatuajeni në nxehtësi mesatare derisa pjesa e poshtme të skuqet.

Më pas kthejeni omletën nga ana tjetër dhe lëreni në zjarr derisa të skuqet. Në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijoni.

Exit mobile version