Ballina Kuzhinë Omëletë me bishtaja – e shijshme dhe gati në pak kohë!

Omëletë me bishtaja – e shijshme dhe gati në pak kohë!

Omëleta është një ndër ushqimet më të shijshme dhe plot vlera që ju shoqëron çdo mëngjes,  e cila mund të përgatitet në dhjetra mënyra gatimi.

Ju mund të përdorni një shumëllojshmëri përbërësish që mjafton t’i përziesh me vezën dhe t’i skuqësh.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme dhe krejt unike, të përgatitjes së omëletës me bishtaja, për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen tuaj.

E lehtë dhe e shijshme, kjo omëletë është perfekte për një vakt shumë origjinal!

Përbërësit

  • 150g bishtaja
  • 3 vezë
  • 1/2 qepë e vogël
  • 1 filxhan me koriandër
  • 2 speca jeshil djegës
  • 30 g miell
  • Kripë për shije

Përgatitja

Filloni duke larë dhe prerë bishtajat në copa rreth 1-2cm. Ziejini në ujë me kripë për 2 minuta.

Më pas kalojini në një tas dhe shtoni aty vezët, kripë për shije, gjysmën e qepës së grirë, një filxhan koriandër të grirë, miellin, specat djegës nësë dëshironi.

Në fund përziejini mirë përbërësit sa të bashkohen me njëri-tjetrin.

Hidheni omëletën në një tigan me vaj të nxehur dhe gatuajeni për rreth 10 minuta nga secila anë.

Exit mobile version