Ushtria e Omanit për herë të parë vuri në përdorim transportuesit “Pars x8” gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin Safrat Al Dooh, shkruan e përditshmja “Times of Oman”. transmeton AA.
Komandanti i ushtrisë, gjeneral majori Mattar bin Salim Al Balushi ka kryesuar me stërvitjen ushtarake e cila kishte për qëllim të bëjë një vlerësim të aftësive manovruese të automjeteve të blinduara ushtarake.
Kompania turke për prodhim të pajisjeve nga fusha e mbrojtjes, bëri më herët dorëzimin e automjeteve, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar mes Turqisë dhe Omanit në vitin 2015.
Siç bëhet e ditur, automjetet e prodhuara në Turqi kanë kaluar me sukses testet për vlerësimin e aftësive në kushte të ndryshme klimatike./Mesazhi/