Ballina Sport Futboll Olmo në dyshim ndaj Francës

Olmo në dyshim ndaj Francës

Kombëtarja e Spanjës mund të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës, që e luan në mbrëmje prej orës 21:00.

Mesfushori ofensiv, Dani Olmo mund të mos paraqitet në këtë ndeshje të rëndësishme për shkak të lëndimit.

Bëhet e ditur se Olmo ka lënduar gjurin në stërvitjen e fundit dhe mbetet në dyshim deri para fillimit të ndeshjes pasi nuk është e sigurt nëse do të rikuperohet me kohë.

Thuhet se fizioterapeutët e Spanjës janë angazhuar për të punuar me Olmon pasi trajneri Luis de la Fuente llogarit shumë në futbollistin 26-vjeçar që ka regjistruar 4 paraqitje në “Euro 2024”.

Në fakt, Olmo ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime për Spanjën që është në mesin e katër kombëtareve më të mira të Evropianit.

Ai ka siguruar kalimin e Spanjës në gjysmëfinale pasi në çerekfinale kundër Gjermanisë krahas golit të shënuar e ka bërë edhe një asistim.

Olmo ka shënuar edhe ndaj Gjeorgjisë, ndërsa asistimin tjetër e ka bërë në triumfin e Spanjës ndaj Shqipërisë.

Exit mobile version