Futbollisti i Spanjës, Dani Olmos iu lejua të hënën paraqitja me fanellën e Barcelonës, ndërsa të martën shënoi golin e fitores ndaj Rayo Vallecanos. Barcelona triumfoi 2:1.
Ndeshja Rayo Vallecano – Barcelona i takoi javës së tretë të elitës së futbollit të Spanjës. Olmo u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa golin e shënoi në minutën e 82-të.
Ai u asistua nga talenti spanjoll, Lamine Yamal. Golin e barazimit 1:1 për Barcelonën e shënoi Pedri në minutën e 60-të.
Për Barcelonin është fitorja e tretë rresht.