Ola Kardavi (Ola al-Qaradawi) dhe burri i saj, Husam Halef (Hosam Khalaf) , janë arrestuar për katër vjet tani dhe ende mbesin në burg pa ndonje proces gjyqësor ndaj tyre.
Ola, vajza e dijetarit të shquar egjiptian me banim në Katar Jusuf Kardavi (Yousef al-Qaradawi) vazhdon të qëndrojë në burg që nga viti 2017.
Ajo u arrestua bashkë me burrin e saj gjatë një sulmi ndaj kundërshtarëve, nga Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, jo shumë kohë pasi Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u bashkuan me Arabinë Saudite në një bllokadë diplomatike dhe ekonomike ndaj Katarit.
Ata u akuzuan se kishin lidhje me Lëvizjen Vëllazëria Muslimane por asnjëherë nuk u paraqitën prova kundër tyre ose nuk iu dha një shans për t’u gjykuar.
Aktivistët që veprojnë për lirimin e saj njoftuan se ajo ka filluar grevën e urisë si protestë ndaj kësaj situate.
Babai i saj, dijetari Jusuf Kardavi u dënua me vdekje nga një gjykatë egjiptiane në mungesë në 2015, së bashku me shumë të tjerë që thuhet se ishin të lidhur me Vëllazërinë Muslimane me akuzat që kanë nxitur dhunë në protestat e vitit 2011. /mesazhi.com