Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 79 kamionë me ndihmë humanitare në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kamionët që bartnin ndihmën e OKB-së kaluan në Siri përmes Portës Kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit truk Hatay.
Bëhet e ditur se materialet e ndihmës humanitare në kamionë do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e saj. /aa