Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet për raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.
Gjatë periudhës raportuese, prej 16 korrikut e deri më 25 tetor të këtij viti, “tensionet politike ishin të përqendruara rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minierave dhe atë industrial, Trepça”, thuhet në raport, duke shpjeguar se çështja e Trepçës “ka krijuar tension publik shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa implementimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar me një ritëm të ngadalshëm”.
Mëtutje, në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të publikuar në Internet, përshkruhen protestat kundër marrëveshjes për demarkacion dhe arrestimet e disa pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje.
Atë natë, kjo kafene ishte përfshirë nga zjarri nga persona të panjohur, me ç’rast ka pasur dëme të rëndësishme materiale, raporton Rel.
Në raport theksohet se në periudhën tremujore janë shënuar 69 incidente që i kanë prekur minoritetet, që paraqet rënie në krahasim me raportin e kaluar të periudhës tremujore, kur numri i incidenteve ishte 94.
Në këto incidente përfshihen sulme fizike, kërcënime verbale, vjedhje kundër personave të kthyer dhe vandalizëm në pronën e banimit.