OKB takim urgjent për situatën në Ga’za, Britania e Madhe kritikon Iz’raelin

Barbara Woodward

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim urgjent në qytetin amerikan, New York.

Barbara Woodward, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, ka mbështetur thirrjen e sotme për të diskutuar “hapat urgjent” të nevojshëm për të adresuar “tragjedinë humanitare në Gaza”.

“Situata në Gazën veriore është e tmerrshme”, tha ajo, shkruan Sky News.

“Përafërsisht 400 mijë gazanë janë urdhëruar të evakuohen prej veriut të vendit dhe të lëvizin drejt jugut në zonën humanitare të përcaktuar nga IDF. Shumë nga këta njerëz tashmë do të jenë zhvendosur, disa shumë herë më shumë dhe po kërkojnë dëshpërimisht për strehim. Por, nuk ka vende të sigurta në Gaza”, tha ai.