Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Spitalet në Gazën nën sulmet izraelite janë kthyer në “kurthe vdekjeje”

OKB: Spitalet në Gazën nën sulmet izraelite janë kthyer në “kurthe vdekjeje”

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se spitalet në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite janë kthyer në “kurthe vdekjeje”, transmeton Anadolu.

UNRWA ka bërë deklaratë me shkrim në lidhje me krizën humanitare në Rripin e Gazës e cili është nën sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023.

Në deklaratë thuhet se për shkak të sulmeve izraelite familjet në Gaza janë shpërndarë dhe se fëmijët kanë humbur jetën nga i ftohti. Më tej thuhet se jetët janë shkurtuar për shkak të urisë në Gaza, ku kriza ushqimore është rritur për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmave humanitare.

Theksohet se spitalet në Gaza të cilat Izraeli i shënjestron shpesh nën akuza të ndryshme, “janë kthyer në kurthe vdekjeje”. Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë vetëm 14 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë shërbim të pjesshëm.

Edhe në këto spitale në fjalë ka mungesë të barnave dhe mjeteve mjekësore për shkak të pamundësisë për të ofruar ndihma të mjaftueshme humanitare. Forcat izraelite së fundmi më 27 dhjetor bastisën dhe evakuuan spitalin “Kamal Adwan” në veri të Gazës duke bërë që ai të mbetet jashtë funksionit.

Exit mobile version