OKB: Regjimi në Halep po vret këdo që i del përpara

Ushtria e regjimit sirian po hyn në shtëpitë e banorëve të Halepit Lindor, duke e vrarë këdo që u del përpara. KËto janë deklaratat e lëshuara nga Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së.

Nga po i njëjti burim pohohet se së paku 82 persona janë vrarë në këtë pjesë të qytetit.

Në një deklaratë të zëdhënësit Rupert Colville, thuhet se në këtë qytet nuk ka mbetur “asnjë grimcë e humanizmit” dhe se mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në një regjion i cili ende kontrollohet nga forcat kryengritëse.

Së paku 11 gra dhe 13 fëmijë janë në mesin e të vrarëve të identifikuar. /MESAZHI/