OKB: Puna e agjencisë së refugjatëve palestinezë në Gaza vazhdon

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) vazhdon të punojë në Rripin e Gazës, pavarësisht ndalimit të Izraelit, transmeton Anadolu.

“Mund t’ju them se UNRWA-ja na tha sot dhe ne kemi folur me ta disa herë me telefon këtë mëngjes se ata po vazhdojnë të ofrojnë ndihmë dhe shërbime për komunitetet që po shërbejnë. Klinikat e UNRWA-së në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë në Kudsin Lindor, janë të hapur. Ndërkohë, operacionet në Gaza vazhdojnë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric.

Ai shtoi se UNRWA-ja është e “angazhuar”për të qëndruar, për të ofruar dhe për t’iu kthyer situatës në territorin e pushtuar palestinez.

Ai gjithashtu theksoi se UNRWA-ja “do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj”.

Izraeli urdhëroi UNRWA-në që deri sot të mbyllë të gjitha operacionet e saj në Kudsin Lindor, në përputhje me direktivën e 24 janarit të komunikuar në një letër nga i dërguari izraelit i OKB-së, Danny Danon, drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.