OKB paralajmëron një krizë të re refugjatësh afganë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi tha se numri i njerëzve që përpiqen të largohen nga Afganistani është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Në informimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Afganistan, Grandi vuri në dukje se situata mund të shkaktojë një krizë të re refugjatësh.

Pasi deklaroi se 23 milionë njerëz në Afganistan jetojnë në nivele ekstreme të urisë dhe përballen me vështirësi në qasjen e tyre në strehim, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore, Grandi shtoi se 3,5 milionë njerëz mund të zhvendosen për shkak të konflikteve.

Duke theksuar se ekonomia afgane nuk mund të shpëtohet me ndihma humanitare, Grandi tha: “Përparimi i ngadalshëm në këtë çështje themelore në Afganistan është shumë i rrezikshëm”.

Gjatë brifingut në Këshillin e Sigurimit Grandi gjithashtu tha: “Në javët e fundit kemi konstatuar një rritje të numrit të afganëve që përpiqen të largohen nga vendi. Ne besojmë se një ‘bum’ më i thellë dhe më i madh në shtet dhe ekonomi do të shkaktonte një arrati shumë më të madhe drejt vendeve fqinje dhe madje edhe më gjerë”. /trt