Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB njofton pjesëmarrjen e Guterres-it në samitin BRICS në Rusi

OKB njofton pjesëmarrjen e Guterres-it në samitin BRICS në Rusi

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres në samitin treditor të 16-të të organizatës BRICS në qytetin rus Kazan, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, zv/zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se “sekretari i përgjithshëm po merr pjesë në samitin BRICS, siç bëri më parë në Afrikën e Jugut”.

Haq tha se është “një praktikë standarde për pjesëmarrje në takime të organizatave me një numër të madh të vendeve anëtare”.

“Ka një takim me rëndësi të madhe për punën e OKB-së, me vendet anëtare në BRICS që përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së botës”, theksoi ai.

Sipas tij, shefi i OKB-së do të zhvillojë disa takime dypalëshe në margjinat e samitit.

Liderët e vendeve anëtare të BRICS-it kanë mbërritur në Kazan në kuadër të samitit, ku pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh dhe gjashtë krerë të organizatave ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur kritikave për pranimin e ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, nga shefi i OKB-së, Haq tha se Guterres po ashtu synon të vizitojë Ukrainës në një kohë të përshtatshme, duke përsëritur se deklaratat e tij të mëparshme në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë mbeten të vlefshme.

Gjatë samitit, Guterres pritet të ngrejë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me Ukrainën dhe Gazën, por edhe me lirinë e lundrimit në Detin e Zi.

Samiti treditor përfshin anëtarët e vjetër Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, burimi i emrit të grupit, së bashku me vendet e anëtarësuara së fundmi, Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Exit mobile version