Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Njerëzimi po ndryshon klimën me një ritëm të pashembullt

OKB: Njerëzimi po ndryshon klimën me një ritëm të pashembullt

Një raport i ri për klimën, i formuluar ashpër nga ana e OKB-së dhe i publikuar sot, i përshkroi ndryshimet e fundit në klimën e Tokës si të pashembullta.

”Pa asnjë mëdyshje faji është aktiviteti njerëzor”, ishte përfundimi i parë i këtij raporti.

“Shkalla e ndryshimeve të fundit në të gjithë sistemin klimatik në tërësi dhe gjendja aktuale e shumë aspekteve të sistemit klimatik janë të pashembullt gjatë shumë shekujve deri në mijëra vjet”, thuhet në raportin e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Autorët shkruajnë se, duke pasur parasysh dëshmitë e disponueshme, ata besojnë se përqendrimet e dyoksidit të karbonit ishin më të larta në vitin 2019 sesa në çdo vit tjetër për të paktën dy milionë vitet e fundit, ndërsa temperatura globale e sipërfaqes së Tokës “është rritur më shpejt që nga viti 1970 sesa në çdo një periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë të paktën 2 000 viteve të fundit “.

Raporti u përpilua nga 234 ekspertë nga 66 vende dhe është më i gjithanshmi që është publikuar nga paneli i OKB -së që nga viti 2013.

IPCC citon tendenca të tjera historike të klimës së drejtuar nga njeriu, duke përfshirë edhe faktin që mesatarja vjetore e akullit të detit Arktik midis 2011 dhe 2020 ishte më e ulëta që nga viti 1850 dhe niveli global i detit “është rritur më shpejt që nga viti 1900 sesa gjatë çdo shekulli paraardhës në të paktën 3 000 vitet e fundit”.

”Ndikimi njerëzor është ka shumë të ngjarë nxitësi kryesor i tërheqjes së akullnajave në të gjithë globin gjatë tre dekadave të fundit, shkrirja e shtresës së akullit të Groenlandës dhe ulja e mbulimit të dëborës pranverore në Amerikën e Veriut”. /atsh

Exit mobile version