Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), njoftoi se në 48 orët e fundit nuk është mundur të sigurohet ndihmë ushqimore për pjesën veriore të Gazës dhe se nevoja për mbështetje humanitare nuk ka qenë kurrë kaq urgjente, transmeton Anadolu.
OCHA në një postim nga platforma e medias sociale X tha se ndihma ushqimore jetike për mijëra njerëz në veri të Gazës në 48 orët e fundit u ndalua për shkak se nuk ka qenë e mundur të sigurohet qasje e sigurt.
Përderisa uria në Gaza rritet, familjet detyrohen të bëjnë zgjedhje me qëllimin për të mbijetuar, thekson OCHA e cila në postimin e saj potencoi se “Nevoja për mbështetje të sigurt dhe pa pengesë humanitare (në veri të Gazës) nuk ka qenë kurrë kaq urgjente”.