Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se organi ndërkombëtar është në kontakt me të gjitha palët e përfshira në negociatat e armëpushimit për Rripin e Gazës.
I pyetur nga Anadoli lidhur me njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se SHBA-ja do të bënte një “nxitje tjetër” me Türkiyen, Egjiptin, Katarin dhe Izsraelin për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh në Gaza, zv/zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se do të inkurajojnë “sigurisht çdo përpjekje” për një armëpushim në Gaza.
“Ne kemi folur për këtë për një kohë të gjatë, se duhet të ketë një armëpushim. Ne kemi nevojë që atje të lirohen të gjitha pengjet dhe kemi nevojë për qasje të zgjeruar humanitare”, tha Haq.
I pyetur nëse OKB-ja është në kontakt me palët e ndryshme në lidhje me negociatat, Haq tha se OKB-ja është “në kontakt të rregullt me të gjithë partnerët e ndryshëm, duke u përpjekur të marrë sa më shumë informacion për këtë”.
Të martën, Biden tha se SHBA-ja do të përpiqet me Türkiyen, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe të tjerët për të arritur një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh në Gaza.
Kjo ishte hera e parë që ai përmendi Türkiyen si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit për të siguruar një armëpushim që mund t’i jepte fund konfliktit 14-mujor.