Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se janë shkatërruar më shumë se gjysma e ndërtesave në Rripin e Gazës ku Izraeli ka vazhduar sulmet që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), nga llogaria e saj në median sociale publikoi një deklaratë lidhur me situatën në Gaza.
Shkatërrimi në Gaza është në përmasa të pashpjegueshme, njoftohet në deklaratën ku thuhet se më shumë se gjysma e ndërtesave në rajon janë shkatërruar.
Në deklaratë theksohet se do të duhen vite për të hequr rrënojat e krijuara për shkak të sulmeve izraelite. “Do të duhet edhe më shumë kohë për të shpëtuar nga trauma psikologjike e kësaj lufte”, thuhet më tej.
Sipas një deklarate të bërë nga Zyra për Media e Qeverisë në Gaza më 24 maj, thuhet se 87 mijë banesa janë shkatërruar plotësisht në Gaza ku ushtria izraelite ka përdorur 77 mijë tonë eksploziv, ndërsa gjithej 297 mijë shtëpi janë dëmtuar duke u bërë të pabanueshme.
Në një deklaratë të bërë më parë nga OKB-ja, ishte theksuar se heqja e rrënojave në Gaza mund të zgjasë 14 vite.