OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Michelle Bachelet

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë.

“Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë ajo në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut më 13 shtator.

“Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka thënë ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni.

Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

“Na duhet të rrisim pritshmëritë – e ardhmja jonë e përbashkët varet nga to”, ka thënë Bachelet. /rel