OKB: Ndihmat për Gazën nga ajri nuk i zëvendësojnë ato nga toka

Shpërndarja e ndihmave humanitare në Gaza me avion ose det “nuk mund të zëvendësojë” dërgesat tokësore. Sigrid Kaag, koordinatore e OKB-së për ndihmën për territorin palestinez, e tha këtë pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit.

Kaag tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “të vërshojë tregun e Gazës me mallra humanitare” dhe “të ringjallë sektorin privat” në mënyrë që më shumë mallra komerciale të mund të hyjnë për të përmbushur nevojat civile.

“Konvertimi i metodave të furnizimit me tokë mbetet zgjidhja optimale është më e lehtë, më e shpejtë, më e lirë, veçanërisht nëse e dimë se duhet të mbështesim ndihmën humanitare për banorët e Rripit për një periudhë të gjatë kohore”, tha ajo. /abcnews