Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) para mesnate (sipas kohës së Evropës së Mesme), miratoi një draft rezolutë me të cilën kërkohen siç thuhet “sanksione më të ashpra” kundër Koresë së Veriut e cila vazhdon aktivitetin e saj për zhvillim të programit të saj bërthamor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezolutës së fundit, KS-OKB i ka vendosur Koresë së Veriut një embargo të naftës dhe i ka ndaluar eksportet e tekstilit.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë me të cilën përfshihet një përkufizim për ti shitur Koresë së Veriut naftë të rafinuar dhe kërkon të zbatojë embargo mbi eksportet e tekstilit, që është burimi i dytë më i madh i të ardhurave për atë vend.
Kjo është rezoluta e nëntë, duke filluar nga viti 2006, e miratuar nga KS-OKB, që parasheh sanksione ekonomike dhe ushtarake kundër Koresë së Veriut, për shkak të zhvillimit të një programi bërthamor.